Specialja kërcënon elitën politike në vend (Video)

Riprocedimi i amendamenteve kushtetuese, për seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës që do t’i hapte rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, konsiderohet si një ndër vendimet më rëndësishme të elitës politike në vend.

Lajme

02/08/2015 23:28

Analistët politikë vlerësojnë se deputetet do votojnë pro formimit të kësaj Gjykate, ani pse kjo Gjykatë do të kërcënojë figurat kyçe të klasës politike në vend, raporton Tribuna Channel.

Ata thonë se Gjykata Speciale kërcënon disa dhjeta persona që i takojnë hierarkisë së lartë politike në vend.

YouTube player