Specialja do të votohet më 7 maj

Amendamentet kushtetuese, që i hapin rrugën krijimit të Gjykatës Speciale, pritet të votohen në seancën e 7 majit të Kuvendit të Kosovës.

Lajme

25/04/2015 08:12

Përpos opozitës, disa deputetëve të koalicionit qeverisës, votë kundër kësaj Gjykate kanë paralajmëruar edhe 3 deputetë të komunitetit boshnjak.

Burime të gazetës “Zëri” kanë bërë të ditur se bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që votimin e Gjykatës Kushtetuese ta përfundoj gjatë muajit maj.