Specialistja e Emergjencës: S’ka të plagosur me armë zjarri, por me thikë (Video)

Specialistja e Emergjencës, Nerxhivane Halimi ka deklaruar se pas orës 22:00 kanë filluar të kërkojnë ndihmë shumë të rinj të cilët kanë marr lëndime të ndryshme.

Lajme

30/07/2016 00:59

Sipas saj, deri më tani kanë kërkuar ndihmë 42 persona nga të cilët askush nuk është në rrezik për jetë, raporton lajmi.net

“Lëndimet janë fituar nga shkeljet e turmës. Dy prej tyre kanë thyerje, të tjerët kanë lëndime të lehta”, ka thënë ajo.

Përderisa Policia e Kosovës ka deklaruar se ka pasur një të lënduar me armë të zjarrit, Halimi thotë se nuk kanë dikë të lënduar me armë të zjarrit.

“Ka me armë të ftohtë dy persona, me thikë, por nuk ka me armë zjarri”, tha Halimi./ Lajmi.net

Policia: Një i plagosur nga të shtënat më armë në “Beer Fest”

YouTube player