Speciale: A duhet bërë seks para ndeshjeve të futbollit?

Sipas një ankete të fundit nga “Mundo Deportivo”, bazuar edhe te studimi i “Frontiers in Physiology”, aktiviteti seksual para ndeshjeve nuk është i dëmshëm ose nuk sjell lodhje, përkundrazi mund të ndihmojë në paraqitjen e lojtarit.

Sport

13/07/2017 16:36

Seks para çdo stërvitje

Thërriteni Bomber, Bomber 007. Më thjesht, quajeni Bomber Vieri. Sa femra fantastike nuk i kanë rezistuar tundimit për të qenë në krah të ish-sulmuesit? Nga Canalis te Satta dhe sot “pantera e zezë”, Jazzma Kendrick. Por çfarë lidhje kishte Bobo me seksin para çdo ndeshje? Sigurisht që ishte një nga ata që mbështesnin tezën se duhet seks para çdo stërvitje dhe çdo ndeshje. “Për mua ishte një rutinë para çdo stërvitje. Tani është shumë e thjeshtë të gjeni përse kur hyja në Pinetinë kishte gjithmonë një buzëqeshje të plotë.”

vieri

taconi

Gjatë grumbullimit me kombëtaren

“Kur isha futbollist bëja seks edhe në ditën para ndeshjes me kombëtaren apo me klubin.” Këto kanë qenë fjalët e ish-portierit të Juventus, Genoas dhe kombëtares si Italisë, Stefano Tacconi. Ndoshta nga fakti që ka qenë portier nuk mendojmë se seksi ka pasur një ndikim të madh në formën fizike të Tacconi dhe kjo është arsyeja përse ai nuk e privonte veten në këtë aspekt.

gulit

Trajner, po nuk bëra seks nuk mundem të vrapoj…

Një nga futbollistët e parë që ka “abuzuar” me seksit ka qenë Ruud Gullit. Futbollisti i Milan, kur Sacchi e detyroi të rinte “thatë” para ndeshjes Milan-Napoli iu përgjigj në këtë mënyrë trajner: “Mister, nëse nuk bëj seks nuk mundem të vrapoj.”

ronald

Magjitë e mia falë seksit

Cili është sekreti pas magjive që bënte Ronaldinho në fushën e lojës? Bënte seks para ndeshjeve. Këtë e ka zbuluar vetë braziliani që shpjegon se duke bërë dashuri para një ndeshje futbolli nuk kushtëzonte negativisht paraqitjet e tij në fushën e lojës. “Gjithmonë nëse nuk ekzagjerohet,” – tha “Dinho”, i intervistuar nga edicioni gjerman i gazetës “Playboy”. – Mua nuk më ka bërë kurrë dëm, përkundrazi ka ndodhur e kundërta. Në disa situata më ka bërë mirë sepse kisha moralin e duhur për të përballuar ndeshjet.”

kasano

I fshihja të dashurat në Trigoria…

Edhe Antonio Cassano ishte mes atyre “pro” për seksin: “Në Trigoria, që është shumë e madhe, kisha marrë çelësat e gardhit dhe i fusja të dashurat prej aty dhe nuk më thonin asgjë. Kam bërë disa herë seks para ndeshjeve të mëdha. Shikoni edhe një herë si kam luajtur në ndeshjen Roma-Juventus 4-0. Një natë më parë kisha bërë seks deri në gjashtë të mëngjesit.”

cryf

Grumbullime të hapura për gratë

Ka edhe një kombëtare që në vitet ’70 ka bërë një përjashtim, duke hedhur poshtë të gjithë tabutë dhe duke thyer rregullin e ndalimit të seksit para veprimtarive të mëdha. Holanda e Johan Cruijff, në vitin 1974, i lejonte gratë e futbollistëve të qëndronin në grumbullim e përfaqësueses, në krah të bashkëshortëve të tyre. Lodhja për netët pa gjumë nuk u vë re dhe Cruijff me shokët e tij treguan se seksi para ndeshjes mund të ketë rezultate pozitive, mbi të gjitha për shpirtin e garës.

cesare

Prandelli i dha leje…

Ka qenë ish-trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, që ka thyer “tabunë” te kombëtarja e Italisë, duke i lejuar të dashurat dhe bashkëshortet e futbollistëve të shkonin me ta gjatë grumbullimit të Kupës së Botës. Nuk e dimë se çfarë kanë bërë futbollistët në dhomën e gjumin për liria për të bërë seks me siguri i ka pëlqyer “axurrëve”.

antonioconte-cropped_em3abaqozz8u158wm78826c0v

Më mirë ta shmangim

Ka edhe nga ata që janë kundër seksit para ndeshjeve dhe bëhet fjalë kryesisht për trajnerët. Nuk është e habitshme mes atyre që ndalojnë seksin para ndeshjeve është “gjenerali” Antonio Conte. Ish-trajneri i kombëtares “axurre” ka qenë shumë rigoroz në lidhje me këtë rregull me futbollistët e tij dhe kërkon një përqendrim maksimal: “Nuk dua mungesë përqendrimi,” – deklaronte Conte.

zaza

Sara, sonte nuk ka seks!

“Nuk bëj seks para çdo ndeshje. Do të vazhdoj ta shmang: nuk mendoj se më bën keq, por është e drejtë të dëgjoj atë që më thotë trajneri dhe të zbatoj këshillat e tij,”– këto kanë qenë fjalët e ish-sulmuesit të Juventus, Simone Zaza, i vili pavarësisht se ka në krah një bukuroshe të rrallë si Chiara Biasi, duket se sillet si një profesionist i vërtetë. Bravo Simone, sepse tundimi është shumë i madh!

meksike

40 ditë pa seks

Ish-trajneri i Meksikës, Migel Herrera, i ishte lutur futbollistëve të tij të mos bënin seks para ndeshjeve dhe grumbullimit për një veprimtari madhore. Ai thoshte: “40 ditë pa sekse nuk kanë vrarë asnjë njeri.”

bosnja

Vetë masturbime!

Safet Susiç, ish-trajneri i Bonjes, kur drejtonte këtë përfaqësuese kishte deklaruar: “Mund të masturbohen nëse kanë dëshirë. Futbollistët e mi nuk lejohet të bëjnë seks para ndeshjeve. Nuk do të bëjnë seks asnjë ditë gjatë veprimtarisë që do të luajmë në Brazil.”

trap

Rregull, rregulla dhe rregulla

Ish-trajneri i “të kaltërve”, Giovanni Trapattoni, është sigurisht një nga më tradicionalët dhe konservatorët në mënyrën e të menduarit: “Kam bërë shumë grumbullime edhe unë dhe e di mirë si mendojnë futbollistët. Por mendoj se edhe në një çështje kaq delikate duhet të ketë rregull dhe unë them se futbollistët nuk duhet të bëjnë seks para ndeshjeve.”