Speci i kuq i djegës, zhduk dhembjet…

Studiuesit e universitetit të Teksasit pohuan se në zonën e dhimbjeve në trupin e njeriut kanë gjetur një lloj lënde të ngjashme me (kapsaisinën) që i jep specit vetinë djegëse.

Lifestyle

26/08/2016 08:53

Kur ndalohet prodhimi i kësaj lënde është vërtetuar se edhe dhimbjet pushojnë. Kapsaisina që i jep specit të kuq vetinë djegëse vepron në trupin e njeriut duke përcaktuar receptorët ekzistues mbi qelizat brenda trupit.

Eksperimenti laboratorik i realizuar fillimisht tek minjtë tregoi se kur geni humb efektivitetin bëhet i pandjeshëm ndaj kapsaisinës.

Duke u bazuar tek ky fakt shkencëtarët po përgatiten të bëjnë ilaçe me të njëjtin efekt. Duke theksuar se ky studim është shumë i rëndësishëm në kuptimin e mekanizmit të dhimbjeve dhe në kurimin sa më efektiv të saj, studiuesit thane se në rastet kur dëmtohet një pjesë e trupit kanë zbuluar familjen e endogjenezës kapsaisinë (organizma apo ato që krijohen ose prodhohen në pjesët e saj).

Shkencëtarët shpresojnë të prodhojnë ilaçe që shërbejnë në kurimin e dhimbjeve të ndryshme kronike të shkaktuara nga kanceri apo sëmundjet infektive si infeksionet e kyçeve dhe fibromalgjia.