Speca të skuqur – Lajmi.net
Speca të skuqur
Autori: Lajmi.net LifestyleReceta 8:43, 10 February 2018
Përbërësit:

 

1 kg speca të kuq mishtakë

3 vezë, miell

1/2 kg kos të trashë ose ajkë

djathë të troshitur

1 tube majdanoz

100 gr kaçkavall

Specat lahen, fshihen, piqen, qërohen dhe u largohen farat. Në enë me miell përmillen, futen në vezë të tundura dhe skuqen në yndyrë të nxehtë. Një e treta e specave të fërguar palosen në enë ku do të shërbehen. Mbi u hidhet kosi i përzier me djathë.

Mbidjathë hidhet majdanoz i grirë hollë. Njëlloj veprohet edhe me dy të tretat e specave radhë speca, radhë kos me djathë e mbi majdanoz.

Pasi të harxhohen të gjitha, hidhet kaçkavalli i kaluar në rende. Futet në furrë të nxehtë, vetëm sa të shkrihet kaçkavalli, pastaj sallata pritet në pjesë dhe shërbehet. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Speca te skuqur

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Rock Wheels
  • Play Urban Basketball
  • Play 8 Ball Pool