Spastrimet e diktatorëve

Duke pasur një pasqyrë më të qartë të spastrimeve dhe ekzekutimeve nga diktatorët më të njohur të shekullit 20’të, ekzekutimi i xhaxhait të diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, nuk është asgjë e re.

Bota

14/12/2013 15:05

Për njerëzit që janë njohur me mënyrën se si diktatorët si Stalin, Hitler dhe Mao, në mënyrë metodike kishin rrëzuar kundërshtarët e tyre, spastrimi dhe ekzekutimi i zyrtarit numër 2, në Koren Veriore nuk është asgjë e re.

Në historinë e re, Sadam Hussein gjithashtu kishte të zhvilluar aftësitë dhe teknikat e tij për të marrë dhe për të konsoliduar pushtetin e tij në Irak.

Ekzekutimi i xhaxhait të Kim Jong Un, të Koresë së Veriut të varfëruar, vendit të mbyllur dhe vendit me armë bërthamore- thoton se lideri tashmë ka mësuar se si të sundojë në këtë mënyrë.

Ekzekutimi i Jang Song Theak, nga media shtetërore e Koresë së Veriut u paraqit si një njeri imoral, i korruptuar dhe tradhtar për të hequr qafe një prej rivalëve potencialë të diktatorit Kim. Ndodh që ky ekzekutim të jetë dizajnuar për të mbjellë frikë tek të tjerët.

Ja një vështrim se si despotët e kaluar përdorën spastrimet për të shfuqizuar mospajtimin dhe për çimentuar mbajtjen e pushtetit të tyre.

STALIN

Udhëheqësi sovjetik Josef Stalin ka shtruar rrugën e totalitarizmit në shekullin e 20’të. Por atij iu deshën vite që të fitojë kontroll të plotë pas vdekjes së ikonës bolshevike, Vladimir Lenin. Stalin dhe shokët e tij kanë ngritur gjyqe të rreme në fund të viteve 1930, për të dënuar dhe ekzekutuar rivalët e mundshëm- shpesh me akuza të sajuara dhe me të detyrim që ta pranonin fajin. Nikolai Bukharin u vra për spiunazh. Edhe dy persona të shquar të komunizmit- Lev Kamenev dhe Grigory Zinoviev- ishin ekzekutuar nën akuzën që ata e pranuan se kishin pas qenë komplotistë nga Leon Trotsky’it, rivali i fundit dhe më i njohur i Stalinit. Trotsky ishte vrarë –  duke u goditur në kokë, me një mjet që përdoret për të thyer akullin- përderisa ai ishte në ekzil në Meksikë në vitin 1940. Stalin vdiq përderisa ishte në pushtet, 13 vite më vonë.

 

MAO

Në Kinë, Kryetari i Partisë Komuniste Mao Zedong ka udhëhequr spastrimet gjatë Revolucionit Kulturorë. Ndoshta objektivi më i madh ishin profilet e larta, për një kohë të gjatë nën shënjestrën e tij ishte Presidenti kinez dhe revolucionarin kinez, Liu Shaoqi. Mbështetësit e rinj të Revolucionit Kulturor të njohur si Garda e Kuqe, bastisën shtëpinë e Liu’t, dhe ai me gruan e tij qenë tërhequr zvarrë për t’u marrë në pyetje. Atij ju mohua trajtimi mjekësor për arsye se quhej “shërbëtor i imperializmit”, ku pastaj Liu vdiq në vitin 1969 nga pneumonia.

 

HITLER

Në vitin 1934, një vit pasi Nazistët morën pushtetin në Gjermani, Adolf Hitler udhëhoqi një spastrim të rivalëve të tij politikë dhe ushtarakë, dhe kjo ngjarje njihet me emrin “Nata e thikave të gjata”. Në mesin e viktimave ishin edhe rivalët e tij kryesorë, Ernst Roehm, lideri i trupave të Sturmabteilung, i cili fillimisht ishte arrestuar dhe më pas ishte vrarë. Grupi përfitues, SS u bë i pakundërshtueshëm dhe instrumenti në i fuqishëm i pushtetit nazist.

 

SADDAM

Saddam Hussein udhëhoqi dy spastrimet e fundit në Irak. Në vitin 1968, partia Baath fitoi pushtetin nën lidershipin e Gjeneralit Ahmed Hassan al-Bakr, kushëriri i largët i Saddam’it. Si zëvendës i tij, Saddam’i kreu spastrimin e figurave kyçe të partisë. 11 vite më vonë, Saddam detyroi që al-Bakr të jepte dorëheqje- dhe qindra zyrtarë të ushtrisë së Baath u ekzekutuan.

 

 

 

IDI AMIN

Në fillim të viteve të 70’ta, diktatori i çoroditur i Ugandës, Idi Amin, i cili pëlqente që të burgosurit politikë të tij ta vrisnin njëri-tjetrin me çekiç, raportohet të ketë emëruar si shef të drejtësisë, ish-kryeministrin Benedicto Kiwanuka, që të udhëhiqte drejtësinë e këtij shteti afrikan. Por pas grindjes mes dy personave nën dyshimin se mospërfillën sundimin e ligjit, Kiwanuka qe arrestuar dhe më pas u vra në shtator të vitit 1972- raportonte gazeta proqeveritare e Ugandës, New Vision.