Spanjë – Turqi, mbyllet ndeshja dramatike në “EuroBasket 2017”

Spanja u kualifikua në çerekfinalen e "EuroBasket 2017".

Sport

10/09/2017 19:37

Spanja është kualifikuar në çerekfinalen e “Eurobasket 2017”.

Ekipi spanjoll mposhti Turqinë me rezultat 73-56 në një ballafaqim ku fituesi u përcaktua vetëm në periudhën e katërt të lojës ku Turqia humbi në lojë dhe u tregua joefikase në sulm, përcjell “lajmi.net”.

Spanja në çerekfinale do të ndeshet me Gjermaninë, të martën. /Lajmi.net/