Spanjë, ish-kryeministri Rajoy ia jep lamtumirën skenës politike

Ish-kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, deklaroi me lot në sy gjatë një konference për shtyp, se ka vendosur të japë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Popullore, si dhe do të largohej përfundimisht nga skena politike.

Bota

05/06/2018 16:14

Lajmi është konfirmuar dhe nga e përditshmja spanjolle El Pais, e cila shton se tashmë nis një fazë tranzicioni, e drejtuar nga kryetari në largim, me organizimin e kongresit të jashtëzakonshëm të partisë për të zgjedhur kryetarin e ri.

Rajoy në fjalën e tij u shpreh se Partia Popullore, duhet të vazhdojë progresin nën drejtimin e dikujt tjetër.