Spanjë, 120 persona largohen pa paguar nga restoranti

Rreth 120 persona kanë ikur nga restoranti në të cilin organizuan një ceremoni pagëzimi, pa paguar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fun

03/03/2017 18:36

Sipas një lajmi të mediave lokale, thuhet se 120 persona në qytetin Leon të Spanjës, janë mbledhur një drekë në restorantin e një hoteli me rastin e pagëzimit të dy fëmijëve.

Personat thuhet se ishin me prejardhje bullgare. Gjatë ushqimit deri në momentin e servirjes së ëmbëlsirës, thuhet se njerëzit janë sjellë normal. Ndërkohë që kamerierët dhe punonjësit e restorantit kanë shkuar në kuzhinë për të sjellë pastën e përgatitur për fëmijët, njerëzit kanë ikur të gjithë bashkë duke lënë pa paguar llogarinë prej 2 mijë eurosh.

Në një deklaratë për mediat, menaxheri i restorantit ka thënë: “Grupi që organizoi këtë drekë, më parë kishte dhënë 900 euro para dhënie. Ata janë sjellë normal deri në kohën e shërbimit të ëmbëlsirës. Kërkuan pastat e përgatitura për fëmijët. Ndërkohë që ne ikëm në kuzhinë për të ofruar pastat, të gjithë të ftuarit, duke përfshirë këtu edhe muzikantët që kishin sjellë janë larguar pa paguar pjesën tjetër të faturës prej 2 mijë euro”.

“U munduam ti ndalonim, por ishin shumë në numër dhe nuk mundëm. Edhe pse kishim marrë personel shtesë për këtë rast përsëri ishim të pamjaftueshëm për ti ndaluar”, kanë thënë punonjësit e restorantit dhe më pas kanë theksuar se të ftuarit kanë ikur me automobilë luksozë. Ndërsa policia ka nisur një hetim në lidhje me ngjarjen.