Spanja rrit pagat e punëtorëve për 22 përqind

Qeveria spanjolle ka njoftuar se do të miratojë një rritje të pagës prej 22%, që do të thotë se pagat do të rriten nga 813 në 900 euro në muaj.

Bota

12/12/2018 21:57

Rritja do të hyjë në fuqi në janar  të vitit 2019, përcjell Klan Kosova.

Kryeministri Pedro Sanchez bëri njoftimin të mërkurën.

Për rritjen e pagave ranë dakord së bashku me partinë Podemos të krahut të majtë si pjesë e përpjekjeve të kryeministrit socialist për të siguruar mbështetje të mjaftueshme parlamentare për buxhetin e tij të propozuar për vitin 2019.

Rritja e pagave, fillimisht pritet të jetë zyrtarisht e vendosur më 28 dhjetor, do të miratohet me dekret, pasi kabineti u prit jashtëzakonisht në Barcelonë më 21 dhjetor, në atë që Sanchez tha se ishte një shenjë që qeveria e tij donte të nxiste “prosperitetin për të gjitha territoret”.