Spanja refuzon bisedimet me Skocinë, i frikohet Katalonisë e Baskisë

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, ka thënë se ai do të kundërshtojë çdo përpjekje për të mbajtur negociata me Skocinë në lidhje me Brexit-in.

Bota

29/06/2016 16:08

Në diskutimet e ditës së dytë në samitin në Bruksel, lidhur me daljen e Britanisë së Madhe nga BE, kryeministri spanjoll ka thënë se “Nëse largohet Britania, largohet edhe Skocia”, duke bërë të ditur se nuk lejon që Skocia të negociojë si vend i ndarë, transmeton lajmi.net.

Kryeministri në detyrë, Rajoy, i cili po e mbanë pozitën deri në përfundim të numërimit të votave në zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, ka thënë se shteti i tij është plotësisht kundër negociatave me Skocinë si një shtet i pavarur.

Spanja refuzon që Skocia të trajtohet si vend  pavarur në negociata, pasi që frikohet se do të ketë lëvizje për ndarje të dy rajoneve brenda shtetit, siç janë Katalonia dhe rajoni bask./lajmi.net