Spanja pritet ta humbë organizimin e Evropianit shkaku i Kosovës – Lajmi.net
Spanja pritet ta humbë organizimin e Evropianit shkaku i Kosovës
Autori: Lajmi.net SportTë tjera 10:10, 28 March 2018
Qeveria spanjolle pritet t'i lejojë sportistët e Kosovës të marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare që mbahen në fund të muajit qershor dhe fillim të korrikut në Tarragona.

Por, e njëjta është e vendosur të mos lejojë hyrjen e sportistëve të rinj kosovarë për kampionatin evropian U-23 të peshëngritjes që mbahet në fund të muajit tetor në La Coruna.

Shkaku i këtij qëndrimi të qeverisë Spanja pritet ta humbë organizimin e kësaj ngjarjeje. Për këtë e ka paralajmëruar Federata Evropiane e Peshëngritjes (EWF), transmeton “Gazeta Express”.

EHW-ja i ka dhënë qeverisë spanjolle afat prej tri javësh për të reflektuar në lidhje me peshëngritësit nga Kosova, nëse dëshiron që të organizojë kampionatin prej 24 deri më 31 tetor të këtij viti.

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bike Rivals
  • Play Urban Basketball