Spanja mohon akuzat për grusht-shtet

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Alfonso Dastis, ka thënë që veprimet e ndërmarra nga qeveria qendrore në lidhje me Kataloninë nuk janë tentim për puç.

Bota

22/10/2017 16:46

Më herët zëdhënësi i parlamentit katalunas, Carme Forcadell, i ka quajtur këto masa “një grusht-shtet de fakto”.

E këtij komenti i është përgjigjur Dastis duke thënë se në qoftë se dikush ka tentuar grusht shtet atëherë është Katalonia.

Madridi ka ndërmarrë masat për të shtruar sundimin direkt në Kataloni, pasi liderët e këtij regjoni kanë refuzuar të heqin dorë nga pavarësia.