Spanja fton Costan

Federata spanjolle e Futbollit (RFEF) shpreson që gjatë kësaj jave të marrë leje nga FIFA, për të ftuar sulmuesin e Atletico Madridit, Diego Costa. Futbollisti, i lindur në Lagarto (Brazil), ishte ftuar nga strategu i Brazilit, Luiz Felipe Scolari për miqësoret kundër Italisë dhe Rusisë të mars. 24-vjeçari ka luajtur vetëm pesë minuta, kurse mbeti…

Sport

26/09/2013 19:00

Federata spanjolle e Futbollit (RFEF) shpreson që gjatë kësaj jave të marrë leje nga FIFA, për të ftuar sulmuesin e Atletico Madridit, Diego Costa.

Futbollisti, i lindur në Lagarto (Brazil), ishte ftuar nga strategu i Brazilit, Luiz Felipe Scolari për miqësoret kundër Italisë dhe Rusisë të mars. 24-vjeçari ka luajtur vetëm pesë minuta, kurse mbeti jashtë ekipit për Kupën e Konfederatave në qershor.

Rregullat e FIFA-së lejojnë që një futbollist me shtetësi të dyfishtë të ndërrojë ekipin Kombëtar përderisa nuk është paraqitur në një ndeshje zyrtare me skuadrën A. Me qëndrimin e tij jashtë Kupës së Konfederatave, Brazili është i pafuqishëm të ndalë Costan për transferim në ekipin e Spanjës.

Dhe, sipas ‘AS’, ylli i ‘Los Chonchoneros’ ka mirëpritur angazhimin te ekipi kampion i botës dhe Evropës.