Spanja e turpëron Kroacinë 6:0!

Spanja e ka turpëruar totalisht Kroacinë në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sport

11/09/2018 22:39

Spanjollët fituan me rezultat të thellë, 6:0.

Ekipi i Luis Enriques shënoi tre gola në pjesën e parë me Saul dhe Asensio (2).

Në pjesën e dytë, Spanja nuk u kursye aspak dhe shënoi edhe tri herë.

Rrjetën e gjetën Rodrigo, Ramos dhe Isco.

Kjo është fitorja e dytë në dy ndeshjet e para për Spanjën në grup, derisa Kroacia pëson humbjen e parë në ndeshjen e parë. /Lajmi.net/