Spanja drejt suspendimit të autonomisë së Katalonisë

Kryeministri i Spanjës ka njoftuar Kataloninë që mund të imponoj sundim direkt në këtë regjion.

Bota

11/10/2017 19:46

Mariano Rajoy ka thënë që qeveria e tij ka kërkuar qeverinë regjionale që të qartësoj në qoftë se ka shpallur pavarësinë.

Ky është hapi i parë drejt suspendimit të autonomisë së Katalonisë në kuadër të kushtetutës.

Liderët katalunas kanë nënshkruar deklaratën e pavarësisë ditën e martë, mirëpo kanë prolonguar implementimin e saj në mënyrë që të krijohet mundësia për bisedime.

Qeveria në Madrid i ka dhënë një ultimatum prej pesë ditësh liderit katalunas, Carles Puigdemont, që të qartësoj se a e ka shpallur pavarësinë apo jo.

Në qoftë se Puigdemont konfirmon shpalljen e pavarësisë, ai do t’i ketë edhe tre ditë kohë për ta tërhequr këtë deklaratë, para se qeveria qendrore të suspendoj autonominë e këtij regjioni dhe te vendos sundim direkt, në bazë të nenit 155 të kushtetutës.