Spanja do të eliminohet

Tifozët spanjollë mendojnë se Spanja do të eliminohet në fazën e grupeve të Botërorit. 60 për qind nga 25.000 votues janë skeptikë se “Stuhia e Kuqe” do të shkojë përpara.

Sport

15/06/2014 16:58

Humbja e thellë me rezultat 5:1 nga Holanda ka bërë që tifozët spanjollë të jenë skeptikë se ekipi i tyre i zemrës mund ta kalojë fazën e grupeve në Botëror.

Uebfaqja Marca.com e ka realizuar një sondazh, përmes së cilit e ka kërkuar mendimin e tifozëve rreth gjasave të “Stuhisë së Kuqe” për të depërtuar në të tetën e finales.

Mirëpo, rezultati ishte ‘shokues’.

Nga 25.000 votues, 60% prej tyre (15.000) nuk besojnë se ekipi i Vicente del Bosques do të kualifikohet në fazën eliminuese. Vetëm 39% (rreth 10.000) e mendojnë të kundërtën.