Spalletti “shpërthen” pas fitores në minutën e 94

Zikaltërit fituan 1:0 me një gol në minutën e 94 nga Brozovic.

Sport

23/09/2018 10:47

Trajneri i Interit, Luciano Spalleti, ka folur pas fitores ndaj Sampdorias.

Ai u shpreh se Interi ka karakter, përcjellë “Lajmi.net”.

“Kjo mënyrë e fitore tregon për karakterin e kësaj skuadre, që lufton për secilin top”, deklaroi Spalletti.

“Duke e parë këtë pasion më bën që të vazhdojë përpara dhe më jep forcë. Ishte një ndeshje e vështirë, mirëpo ne fituam në çastet e fundit dhe jemi shumë të lumtur. Duhet të vazhdojmë kështu me rezultate pozitive”.

“Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme dhe ne duhet t’i fitojmë të gjitha, sepse këtë e bënë Interi”, shtoi ai. /Lajmi.net/