Spalletti: Nuk ka krizë tek Inter

Trajneri i Inter, Luciano Spalletti, ka thënë se nuk ka asnjë krizë tek skuadra e tij.

Sport

14/12/2018 19:33

Italiani gjithashtu ka pranuar se duhet të ketë një reagim të menjëhershëm nga skuadra e tij, megjithatë nuk është pajtuar se ka një krizë në kampin e tij.

“Është me rëndësi që ne të kemi një reagim të menjëhershëm” ka thënë Spalletti në konferencën para ndeshjes me Udinese, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se djelmoshat e meritojnë mbështetjen nga tifozët. Ata nuk janë aspak të kënaqur me ndodhitë e fundit dhe dëshira për rikthim është e madhe” ka thënë tutje trajneri.

Inter ka pësuar humbje nga Juventus të premtën, për të vazhduar në mesjavë me një eleminim të hidhur nga Liga e Kampionëve, eleminim ky që erdhi si pasojë e gol diferencës më të dobët se Tottenham. /Lajmi.net/