Spalletti: Nuk ishte dita e Interit

Luciano Spalletti ndjen se nuk ishte dita e Interit pasi ata goditën dy herë shtyllën në një humbje minimale 1-0 ndaj Torinos dhe e humbën shansin për të kaluar në vendin e tretë në tabelë.

Sport

08/04/2018 20:56

“Ka momente kur nuk shkon gjithçka mirë në rrugën tuaj, pavarësisht se si e provoni, edhe nëse bëni presion në top”, ka thënë fillimisht Spalletti për Sky Sport Italia.

“Ne nuk e luanim topin si zakonisht dhe lejuam disa kundërsulme të shumta, të cilat në anën tjetër shfrytëzuam energji të vlefshme për t’i kapur ato”.

“Ne duhej ta kontrollonim më mirë topin dhe ta mbysnim Toron në gjysmën e tyre të fushës”.

“Nuk do të thosha se kemi humbur gjasat për të fituar kundër Milanit dhe Torinos, sepse në një lojë ka edhe një kundërshtar. Ne dhamë më të mirën tonë”, përfundoi trajneri italian.