Spalletti: Kupa e Italisë, objektiv i Interit

Luciano Spalletti ka konfirmuar se Kupa e Italisë është një objektiv për Interin këtë sezon.

Sport

12/01/2019 21:07

‘Zikaltërit’ nesër (e diel) presin Beneventon në San Siro, ku kërkojnë kalimin në çerekfinale të Kupës së Italisë, ku atje i pret skuadra e Lazios, që kaloi tutje pas fitores 4:1 ndaj Novaras.

“Siç pamë vitin e kaluar, këto ndeshje mbajnë rreziqe të fshehura, por ekipi është i fokusuar dhe ka mësuar nga kjo përvojë”, ka deklaruar Spalletti, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ne kemi mentalitet më të fortë tani dhe do të përpiqemi të përmirësohemi më shumë në këtë ndeshje”.

“Sigurisht që është një objektiv”,ka shtuar Spalletti, nëse Kupa e Italisë është një objektiv për skuadrën e tij pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

“Kjo është ndoshta më e thjeshtë për ta arritur, sepse ka më pak ndeshje drejt finales. Ka klube të mëdha që marrin pjesë dhe do të jetë e vështirë, por një skuadër si Inter duhet të synojë triumfin”./Lajmi.net/