Spalletti ka një mesazh për tifozët e Interit

Trajneri i Interit, Luciano Spalleti është i kënaqur me skuadrën e tij para fillimit të sezonit të ri në Serie A.

Sport

18/08/2018 15:03

Trajneri i Interit, Luciano Spalleti u është drejtuar tifozëve të ekipit para fillimit të sezonit të ri në Serie A.

Por, ai ka refuzuar të veçojë ndonjë objektiv kryesor për ekipin e tij.

“Nuk i njoh ende objektivat, por duhet të jemi një ekip që dëshiron t’i fitojë të gjitha ndeshjet pa e humbur asnjë centimetër”, u shpreh Spalletti në konferencë për media.

“Vijmë pas një renditjeje të rëndësishme dhe duhet të përmirësohemi. E kemi dashur këtë biçikletë dhe tani duhet ta ngasim mirë”, theksoi ai përcjell “lajmi.net”.

“Moduli? Duhet të krijojmë lidhje me kokat e futbollistëve në mënyrë që të krijojmë automatizëm”, deklaroi Spalletti. /Lajmi.net/