Spalletti ka një mesazh për tifozët e Interit që ankohen në Facebook

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti reagon pas kritikave ndaj skuadrës së tij.

Sport

17/03/2018 11:32

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka reaguar pas kritikave nga tifozët për rezultatet e dobëta të ekipit në periudhën e fundit.

“Nerazzurrët” kanë shfaqur formë të dobët në javët e shkuara duke rrezikuar luftën për pozitën e katërt në Serie A.

Por, Spalletti ka një mesazh për kritikat në rrjetet sociale.

“Mendoj se disa rezultate na kanë krijuar vështirësi. Por, rezultati i ndeshjes së fundit ndaj Napolit është dëshmi se kemi forcë”, u shpreh ai, përcjell “lajmi.net”.

“Fakti se nuk kemi pranuar gol në dy ndeshje tregon se jemi kompakt”, theksoi Spalletti. /Lajmi.net/