Spalletti flet për vendimin e vështirë për t’ia marrë shiritin e kapitenit Icardit

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka komentuar vendimin e skuadrës për t’i hequr shiritin e kapitenit Mauro Icardit.

Sport

13/02/2019 19:19

Inter befasoi të gjithë sot (e mërkurë), kur njoftoi se Mauro Icardi më nuk do të jetë kapiten i Interit, dhe ky shirit tani i është besuar Samir Handanovic.

Icardi pas këtij vendimi, ka refuzuar t’i bashkohet skuadrës në udhëtimin në Vjenë për ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Rapid.

“Çështja e Icardit ishte një vendim i vështirë dhe i dhimbshëm, pro i marrë në të mirë të Interit”, ka deklaruar fillimisht trajneri Spalletti në konferencën për shtyp para ndeshjes me Rapid Vienna në Ligën e Evropës, përcjell ‘lajmi.net’.

“Nesër kemi një lojë shumë të rëndësishme. Do të kemi kohë pas ndeshjes për të sqaruar qëndrimin e Icardit”.

“Mos reagimi i tij? Ishte ai që nuk deshi t’i bashkohet skuadrës. Ai ishte i thirrur. Ai ishte i zhgënjyer, por ishte gjithashtu e vështirë për ne që ta merrnim këtë vendim dhe ta njoftonim atë”./Lajmi.net/