Spalletti e komenton përsëri vendimin e Interit për Icardin

Luciano Spalletti është rikthyer të flasë sërish për situatën e Mauro Icardi.

Sport

16/02/2019 15:50

Trajneri italian ka thënë se vendimi për të revokuar shiritin e kapitenit nuk ishte kundër Icardit, por në favor të Interit.

“Vendimi i Icardit ishte shumë i dhimbshëm dhe i vështirë për t’u bërë, por për rolin që keni është më e rëndësishme të jeni i drejtë”, ka deklaruar Spalletti, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ne i kemi dyert e hapura në dhomën e zhveshjes, ne i themi të gjitha në fytyrë dhe shumë qartë”.

“Vendimi i marrë nuk ishte kundër Icardit, por në favor të Interit. Ky ishte bashkëbisedimi që kishim me të dje”.

“Nuk mund të ulem këtu dhe të shpjegojë të gjitha, por është një lëvizje në drejtim të së drejtës”./Lajmi.net/