Spalletti e komenton eliminimin e befasishëm të Interit nga Liga e Kampionëve

Trajneri i Interit, Luciano Spalletiti, ka komentuar eliminimin e skuadrës së tij nga Liga e Kampionëve në fazën e grupeve.

Sport

12/12/2018 08:07

Inter, edhe pse kishte nevojë për fitore, nuk ia doli të mundte PSV në ‘San Siro’, duke barazuar 1:1.

Spalletti, duke folur për këtë ndeshje, ka thënë se skuadra e tij nuk ishte në gjendje të ruajë qetësinë, edhe pse gjithçka ishte e mundur.

“Nuk ishim në gjendje të ruanim qetësinë tonë, pavarësisht se gjithçka ishte e mundur”, ka deklaruar Spalletti, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ne larguam topin prej nesh, nuk u organizuam taktikisht dhe PSV-së ia lejuam disa kundërsulme të rrezikshme”.

“Derisa ankthi rritej, ne humbëm kontrollin e lojës dhe ishte vonë për t’i dhënë fund kësaj. Ne patëm shanset tona për të shënuar, por nuk kishim qëndrimin e duhur që na nevojitej në ato momente”./Lajmi.net/