Spalletti e ka një lajm të madh për tifozët e Interit

Luciano Spalletti beson që Interi mund të fitojë Scudetton.

Sport

23/10/2017 15:59

Ai ka thënë që ekipi zikaltër duhet të vazhdojë kështu, përcjellë “Lajmi.net”.

“Pres një sfidë tepër të vështirë përshkak se Sampdoria është duke kaluar një moment mjaftë të mirë. Duhet të tregojmë kujdes, kualitet dhe personalitet. Neve nuk na intereson fakti që t’i frikësojmë kundërshtarët tanë, ne kërkojmë të ecim përpara për të arritur objektivat tona. Luajmë në shtëpinë tonë përpara tifozëve tanë e cila është një fakt pozitiv për ne për të arritur tek fitorja”, u shpreh Luciano.

Më pas tekniku italian i Interit pyetet për arsyen pse ky Inter nuk ka treguar shkëlqimin e sotëm në vitet e kaluara ai shton: “Do të dukesha si mendjemadh po të thoja që çfarë nuk ka shkuar me skuadrën vitin e kaluar. Ata e dinë mirë se çfarë duhet të bëjnë, gjithashtu dinë mjaftë mirë cilat janë rregullat brënda skuadrës”, shtoi ai.