Spalletti: E dua vetëm këtë gjë nga lojtarët

Luciano Spalletti është deklaruar para ndeshjes me PSV-në.

Sport

11/12/2018 08:14

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka thënë se ata kanë pritur gjatë për ndeshjet e tilla.

Trajneri italian ka deklaruar se ata e kane kërkuar Ligën e Kampionëve disa vite, ndërsa tani po tregojnë se kanë përvojë.

“Mendoj se kemi bërë gjëra të mira deri më tani në këtë sezon”, ka thënë Spalletti, përcjell “lajmi.net”.

“Për arsyen se shanset i kemi të mëdha që të kalojë në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

“Ne duhet ta fitojmë ndeshjen ndaj PSV-së, pasi që është edhe ndeshja më e rëndësishme që kur kam arritur këtu.

“Kam ëndërruar të luajë një ndeshje si kjo.

“Lëndimet? Kam 18 lojtarë në skuadër, duhet ta gjejmë zgjidhjen, duke marrë parasysh kualitetin dhe karakterin”, ka shtuar më tej Spalletti. /Lajmi.net/