Spalleti jep një lajm të rëndësishëm për të ardhmen e Perisic

Trajneri i Interit, Luciano Spalleti ka thënë se dëshiron që mesfushori ofansiv, Ivan Perisic të mbetet te skuadra që drejton.

Sport

23/07/2017 15:56

Interi do ta shesë kroatin vetëm nëse merr ndonjë ofertë shumë më serioze nga skuadra e Manchester Unitedit, transmeton lajmi.net

“Ai është lojtar fantastik dhe e ardhmja e tij është e ndritshme. Unë do të bëj gjithçka që ta mbaj në skuadër”, tha Spalleti në konferencë për media.

“Ndryshe, nëse vjen një ofertë shumë më serioze nga ana e parave, ai edhe mund të largohet”, shtoi trajneri i Interit.

Skuadra e Spalletit ka kërkuar një shumë parash, plus huazimin e Martial në mënyrë që Perisic të transferohet te “Djajtë e Kuq”. /Lajmi.net/