Spahiu: Tregimet e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë janë të pakuptimta

Pas deklaratave për Shqipërinë e Madhe, ka reaguar edhe analisti Nexhmedin Spahiu.

Lajme

23/04/2017 17:02

Ai i ka cilësuar këto deklarata si ‘tregime të pakuptimta’ të cilat sipas tij nuk mund ta rrezikojnë Maqedoninë e Malin e Zi, e aq më pak Serbinë, transmeton lajmi.net

“Deklaratat qesharake për bashkim mund ta dëmtojnë vetëm popullin e Kosovës dhe Shqipërisë”, është shprehur Spahiu.

Ndaj këtyre deklaratave ka pasur reagime edhe nga ambasadori amerikan në Kosovë, dhe zyrtarë tjerë të Bashkimit Evropian. /Lajmi.net/