Sozia e Donald Trump, është fermere patatesh

Nëse keni menduar ndonjëherë se si Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të dukej si një grua tani mund të merrni përgjigjen e duhur.

Fun

12/12/2018 21:14

Një fermere spanjolle që kultivon patate është bërë rastësisht me famë, pasi një gazetar që vizitoi një zonë rurale në Cabana de Bergantiños intervistoi atë, transmeton lajmi.net..

Gazetari publikoi një foto që tregon Dolores Leis Antelo me një lopatë në shpatullën e saj, që thekson ngjashmërinë që ajo ka me presidentin miliarder amerikan.

E martuar për 40 vjet në një zonë rurale, Antelo nuk ka fare qasje në internet, raportoi The Huffington Post.

Por tani fermerja është bërë një person i famshëm në internet, dhe fotot e saj janë duke u ndarë me hashtag-un #SenoraTrump, që në shqip i bie zonja Trump. /Lajmi.net/