Southgate: Ky ishte fajtori që barazuam ndaj Italisë

Gareth Southgate ka kritikuar penalltinë e akorduar nga VAR në barazimin e skuadrës së tij në miqësoren ndaj Italisë me rezultat 1:1.

Sport

28/03/2018 07:29

Selektori i Anglisë, Gareth Southgate ka kritikuar penalltinë e akorduar nga VAR në barazimin e skuadrës së tij në miqësoren ndaj Italisë me rezultat 1:1.

Anglia pësoi golin e parë pas më tepër se dhjetë orësh lojë kur Lorenzo Insigne realizoi nga penalltia për barazimin në Wembley.

Por, Southgate mbeti i pakënaqur me penalltinë e akorduar nga VAR në favor të “Azzurrëve”, përcell “lajmi.net”.

“Ishte e qartë, James e shkeli por vetëm gjatë procesit të vrapimit dhe ai njësoj do të rrëzohej. Mendoj se gjyqtari e shikoi mirë dhe prapë vendosi për penallti”, u shpreh Southgate. /Lajmi.net/