Southgate i lumtur për suksesin në Kupën e Botës me Anglinë

Gareth Southgate e ka cilësuar privilegj të madh të qenit trajneri i Anglisë.

Sport

07/07/2018 19:39

Pas 28 viteve, Kombëtarja e Anglisë ka arritur të sigurojë kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Anglia këtë arriti pas fitores 2:0 ndaj Suedisë.

“Është privilegj i jashtëzakonshëm të jesh trajner i Anglisë”, ka deklaruar Southgate.

“Para ndeshjes, ne donim të qëndronim këtu edhe një javë. Jam shumë krenar me atë që kanë bërë lojtarët dhe stafi”, ka shtuar ai./Lajmi.net/