Sot vendoset se kur do të mbahet seanca për Demarkacionin

Në mungesë të votave koalicioni qeverisës qe dy javë po e shtynë votimin e Demarkacionit. Liderët e partive në pushtet u shprehën të bindur se një gjë e tillë do të ndodhë gjatë kësaj jave.

Lajme

12/03/2018 11:07

Lajmi.net merr vesh nga burime brenda Kuvendit se ende nuk është vendosur dita se kur do të procedohet kjo marrëveshje në Kuvend.

Këto burime kanë bërë të ditur se dita e mërkurë ose e premte janë opsione, por që vendimi do të merret sot gjatë ditës.

“Masnesër ose të premten. Ende asgjë finale nuk është caktuar. Sot më vonë sqarohet”, ka thënë ky burim për lajmi.net

Ndryshe edhe pse dy seanca nisën për Demarkacionin, ende as debati nuk është hapur.

Koalicionit i nevojiten edhe 2 ose 3 vota për ta ratifikuar këtë marrëveshje, që është kryesore për liberalizimin e vizave. /Lajmi.net/