Sot vazhdon seanca e Kuvendit, opozita sërish do të tentojë bllokimin

Sot do të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. Në agjendën për sot janë paralajmëruar disa pika që pritet të miratohen, derisa mosmarrëveshjet mes opozitës dhe koalicionit qeveritar vazhdojnë ende.

Lajme

24/02/2016 08:03

Opozita nuk ka paralajmëruar ndërrim qëndrimesh. Kuvendi ka njoftuar deputetët me rendin e ditës për seancën e sotme, e cila nis nga ora 14:00.

Pikat e rendit të ditës:

Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për projektin e rehabilitimit të rrugës hekurudhore 10,

Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2014 për projektin e Huas,

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë Kosovë-Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë invazive në QKUK,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës s ë Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për zhvillim për realizimin e Projektit për përmirësimin e sistemit të arsimit,

Votimi i Propozim-Amendamentit nr. 25 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i ri-proceduar nga Qeveria e Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës,

Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për standardizimin,

Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Policinë,

Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspekcionin Bujqësor.