Sot vazhdimi i seancës së kaluar dhe një seancë e re në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës sot, e mërkurë, do të mbajë vazhdimin e seancës plenare e ndërprerë javën e kaluar në mungesë të kuorumit.

Lajme

25/05/2016 07:37

Po ashtu pas përfundimit të saj Kuvendi do të mbajë edhe seancën e re plenare.

Sipas një njoftimi të Zyrës për Informim të Kuvendit, vazhdimi i seancës plenare të javë së kaluar do të fillojë nga ora 10 :00 dhe do të ketë në rend dite 7 pika të rendit të ditës:

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-093 për ratifikimin e Konventës për heqjen e kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja (5 tetor 1961),

Votimi i Raportit të Agjencisë për ndihmë juridike falas për vitin 2015,

Votimi i Raportit të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2015,

Votimi i Raportit financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2015,

Votimi i Raportit të punës së Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2015,

Votimi i Raportit të punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2015,

Votimi i Raportit të punës së Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2015.

Kurse seanca e re që do të nisë pas shqyrtimit të pikave të mbledhjes së kaluar do të ketë në rend dite 9 pika:

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-096 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë kosovare për krahasim dhe verifikim të pronës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-067 për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-031 për Procedurën e përgjithshme administrative,

Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,

Shqyrtimi i Raportit të punës së Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale të osovës për vitin 2015,

Shqyrtimi i Raportit të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2015,

Shqyrtimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2015, dhe

Shqyrtimi i Raportit të punës së Institutit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2015.