Sot varroset Pajazit Nushi

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës(ASHAK) do ta mbajë në mend gjatë verën e vitit 2015. Humbja e tre akademikëve të saj për më pak se një muaj, është humbje e madhe për ASHAK-un, e cila nga sot ka vetëm 20 akademik, anëtarë të rregullt.

Lajme

03/09/2015 09:47

Esat Stavileci, Mark Krasniqi, dhe  Pajazit Nushi, janë akademikët që ndërruan jetë brenda dy jave.

Dhe foto që po qarkullon nga dje në rrjetet sociale i sjell së bashku në një tavolinë, treshen që u ndanë nga kjo jetë në më pak se një muaj.

Esat Stavileci, Mark Krsaniqi dhe Pajazit Nushi, tre akademikët tshmë të ndierëNdërkohë Akademik Pajazit Nushi do të varroset në qytetin e tij të lindjes. Gjakova nga sot do të pres në homazhe qytetarët që duan ti japin lamtumirën e fundit akademikut të shquar Nushi.

Nga komuna e Gjakovës agjenda e homazheve dhe varrimit do të jetë sipas kësaj renditje;Nën përkujdesjen e kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, në ora 14.00 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, organizohet sot akademi përkujtimore me rastin e ndarjes nga jeta të intelektualit, profesorit, autorit të shumë veprave dhe akademikut Pajazit Nushi.

Para varrimit, po ashtu në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi’në ora 14 e 30, organizohen homazhe. Ndërsa në orën 17.00 mbahet ceremonia e varrimit të ndjerit akademik Pajazit Nushi. /KosovaPress/