Sot varroset Gjylgjyzare Karaxhija-Xharavina

Varrimi i Gjylgjyzare Karaxhija-Xharavina do të bëhet sot. Ndërsa, ceremonia mortore do të bëhet këtë të hënë. Ajo ka ndërruar jetë të shtunën në Qendrën Klinike të Shkupit, ku dy ditë më parë, të enjten, ishte goditur nga një makinë në lëvizje.

Lajme

27/01/2014 08:34

Varrimi i Asamblistes së Aleancës Kosova e Re në Komunën e Gjakovës, Gjygjyzare Karaxhija-Xheravina, do të bëhet sot (e hënë).

“Për arsye të procedurave të tërheqjes të trupit të së ndjerës Gjylgjyzare Keragjija Xheravina nga morgu i qytetit të Shkupit, ceremonia mortore do të bëhet të hënën, më datë 27.01.2014. Për orën dhe organizimin e ceremonisë mortore opinion do të njoftohet me kohë”, është thënë në njoftimin e komunës së Gjakovës.

E ndjera në seancën e fundit të Kuvendit të Komunës ishte përzgjedhur të jetë Shefe e Grupit të Këshilltarëve të AKR’së. Me vdekjen e hershme dhe të papritur janë shprehur dhe po shprehen ngushëllime të shumta nga Kryetarja e Gjakovës, Kryeministri, dhe të tjerë.

Gjylgjyzare Karaxhija-Xharavina ka ndërruar jetë të shtunën në Qendrën Klinike të Shkupit, ku dy ditë më parë (e enjte) ishte goditur nga një makinë në lëvizje, derisa me biçikletë po shkonte në vendin e punës në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.

Ka lënë prapa, burrin dhe një vajzë.