Sot takimi i madh, Interi afër lojtarit që e kërkon gjithë Evropa (FOTO)

Është një ditë e rëndësishme kjo e sotmja në shtëpinë  Inter.

Sport

17/07/2017 15:58

Drejtori teknik, Walter Sabatini, ndodhet në Milano. Arsyeja: Keita Balde.

Sulmuesi është larguar nga grumbullimi i Lazio-s, me lejen e klubit, për të shkuar në kryeqendrën lombarde.

Në fakt, sot parashikohet të zhvillohet një takim mes drejtuesve zikaltër dhe vetë lojtarit pasi është arritur marrëveshja me Lotiton në vija të përgjithshme.

Kjo e sotmja mund të jetë dita e duhur për të arritur marrëveshjen edhe me numrin 14 të Lazios.

inter-p-rgatit-surpriz-n-takohet-me-keita_ts_17-07-17_8401163456_