Sot shpallen nominimet për çmimet “Oscar 2019”

Në Akademinë e Arteve dhe Shkencave në SHBA sot zbulohet lista e nominimeve për çmimet "Oscar 2019".

ShowBiz

22/01/2019 08:46

Këtë vit organizohet ceremonia e 91-të e ndarjes së çmimeve “Oscars”, shkruan People, transmeton lajmi.net.

Nikoqiri i këtij edicioni ende nuk dihet, kjo pasi që komediani Kevin Hart është detyruar të tërhiqet nga kjo përgjegjësi.

“Të gjitha variantet janë të mundshme, përfshirë edhe opsionin që të mos ketë fare nikoqir, varianti me shumë drejtues”, ka thënë një burim për “People.

Kujtojmë që nominimet për çmimet “Oscars” do të shpallen në teatrin Samuel Goldwyn në Beverly Hills të Kalifornisë. /Lajmi.net/