Sot shënohet Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 10 dhjetor të vitit 1948, është mbledhur në Paris, ka miratuar Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut.

Lajme

10/12/2018 07:42

Deklarata doli drejtpërsëdrejti nga përvoja e Luftës së Dytë Botërore dhe paraqet shprehjen e parë globale se të gjitha qeniet njerëzore lindin me të drejta, prandaj nuk duhet t’i luten, përulen a shtrijnë dorën tjetërkujt për t’i pasur ato.

Teksti i plotë i Deklaratës Universale përbëhet nga 30 artikuj.

Lexo edhe:

Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë

Me rastin e shënimit të kësaj dite, edhe në Kosovë do të mbahen disa aktivitete. /Lajmi.net/