Sot shënohet dita e përkujtimit të viktimave të komunikacionit rrugore

Marrë parasysh numrin e madh të aksidenteve në komunikacionin rrugor në nivel vendi, sidomos atyre me fatalitet, Qendra për Zhvillim Multikulturor - Impact e shënon sot ditën vendore të përkujtimit të viktimave në komunikacionin rrugor.

Lajme

23/04/2017 08:04

Shënimi i kësaj dite ka për qëllim që nëpërmjet përkujtimit tu bëhët me dije viktimave në trafikun rrugor të rrisin shkallen e ndërgjegjësimit qytetar rreth sigurisë në rruge në mënyrë  qe te këtë një numër me te vogël aksidentesh, respektivisht numër me te vogël te vdekjeve në rrugë.

Sivjet kjo ditë do të shënohet nen moton: “Me kujto, me kujdes” dhe do të përfshij realizimin e tri performancave paralele në tri rrugë të Prishtinës.

Rrugët ku do të zhvillohen performancat janë: Garibaldi, Agim Ramadani dhe Luan Haradinaj.

Tri performancat do te fillojnë njekohesisht, duke filluar nga ora 12:00 dhe përfundojnë ne oren 12 : 05.

Performancat do të zhvillohen në mes të rrugës për qarkullim makinash, ku policia do te asistoj gjatë terë kohës duke mbajtur të stopuar qarkullimin e makinave deri në përfundim të performancave përkatese.