Sot shënohet Dita Botërore e ujit

Rekomandimet e para të rëndësishme mbi problemet e lidhura me ujin dhe pasurive ujore janë formuluar në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për ujin, e cila u mbajt në vitin 1977 në Mar del Plata (Argjentinë).

Lajme

22/03/2017 08:10

Pas Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Zhvillimin në Rio de Janeiro. Asamblesë së Përgjithshme e OKB me rezolutën e 22 shkurt 1993 të , vendosi që 22 marsi çdo viti të shënohet Dita Botërore e Ujit, dhe se atë ditë, në tërë botë, veçanërisht të tërhiqet vëmendja mbi problemet që lidhen me të ujin dhe pasurive ujore, me kusht që çdo vit të festohet me moto të ndryshme.

Për shembull, në vitin 1995 u shënua me moton: “Gratë dhe uji”, 2004: “Uji dhe Fatkeqësitë”, në 2007: “Si të merren me mungesën eujit”.

Çdo ditë, një familje mesatare shpenzon rreth 50 litra ujë për tualet , një në gjashtë njerëz në Tokë nuk i ka 20-50 litra ujë të freskët për pirje, dhe çdo ditë nga pasojat e mungesës së ujit vdesin 3.800 fëmijë.

Sipas vlerësimeve, 1.1 miliardë njerëz nuk kanë qasje në ujë të pijshëm dhe 2.4 miliardë jetojnë pa higjienës themelore.

Kosova bënë pjesë në radhët e shteteve më të pasura me ujë në rajon dhe qytetarët kanë mundësi të përdorin ujin e shëndetshëm.

Mirëpo, fatkeqësisht, një pjesë e tyre ende nuk kanë qasje të përhershme ndaj ujit të pastër, që është e domosdoshme për shëndetin e njeriut, për zhvillimin e shoqërisë dhe për eliminimin e varfërisë.