Sot shënohet Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizuale

Tema për këtë vit është : “Arkivat në rrezik: duhet bërë më shumë” dhe ka për qëllim të sensibilizojë opinionin për rëndësinë e mbrojtjes së trashëgimisë audiovizuele

ShowBiz

27/10/2014 14:21

 

Dokumentet audiovizuele, si filmat, programet e radios dhe televizionit, janë trashëgimia jonë e përbashkët dhe përfshijnë xhirimet e para të shekullit 20 dhe 21.

Ato ndihmojnë për të mbrojtur identitetin kulturor të njerëzve, por thesaret e panumërta të dokumentarëve janë zhdukur që nga shpikja e teknologjisë së imazheve dhe zërit që ndihmon njerëzit nëpër botë për të shfaqur më mirë eksperiencat e tyre, kreativitetin dhe njohuritë.

Të gjitha trashëgimit audiovizuale në botë janë të rrezikuara shkruhet në uebsajtin zyrtarë të Kombeve të Bashkuara, me rastin e shënimit të kësaj dite.

/KultPlus.com