Sot seancë pa gaz lotsjellës (Foto/Video)

Pas një kohe të gjatë Kuvendi i Kosovës, sot po arrinë të zhvillojë një seancë të qetë dhe pa gaz lotsjellës. Kjo pasi, opozita ka vendosur të bojkotojë punimet e Kuvendit.

Lajme

15/03/2016 10:37

 

Seanca e cila ka filluar pa praninë e opozitës, ka vetëm një pikë të rendit të ditës, atë të emërimit të anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

a

Seanca po udhëhiqet nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, pasi kryetari Kadri Veseli ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani. /lajmi.net