Sot seanca për 11 kuksianët që protestuan në Rrugën e Kombit

Në Gjykatën e Apelit të Shkodrës do të zhvillohet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë të 11 kuksianëve te ndaluar pas protestës në Rrugën e Kombit.

Lajme

20/04/2018 08:49

Avokatët e tyre, që apeluan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, kërkojnë lirimin e 11 protestuesve.

Prokuroria i qëndron asaj mase sigurie që u vendos në Gjykatën e Shkallës se Parë arrest me burg.

 Forcat të shumta policie dhe masa të shtuara pritet që të jenë gjatë të premtes në gjykatën e apelit në Shkodër.Seanca do të ndiqet nga deputetë të opozitës por edhe banorë të Kukësit që do të jenë të pranishëm sot në Shkodër në mbështetje të të arrestuarve.