Sot seanca gjyqësore, një punëtor i Trepçës kundër AKP-së

Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, sot do të mbajë seancë të hapur dëgjimore, ku e paditur është Agjencia Kosovare e Privatizimit, në emër të ndërmarrjes “Trepça”, nga paditësi, një person privat.

Lajme

25/05/2016 08:04

Lënda që do të trajtohet është , kompensimi monetar i dëmeve materiale, dhimbje dhe vuajtje të shkaktuara nga aksidenti në minierë, me pasoja të rënda trupore, lëndim krahu të punëtorit.