Sot protestohet në autostradën “Arbër Xhaferi”

Tri kompanitë private kanë lajmëruar se të shtunën do të bllokojnë punimet në autostradën për Shkup “Arbën Xhaferi” pasi do të protestojnë aty.

Lajme

02/07/2016 08:15

Ata kanë thënë se kjo protestë do të organizohet si mundësia e vetme e zgjidhjes së problemit të shkaktuar nga shtrirja e autostradës, e cila ka mbyllur, sipas tyre, rrugët e operimit.

“Mbyllja e kësaj rruge, mbyllë edhe bizneset tona, prandaj ne do të protestojmë fuqishëm për të drejtën tonë, duke vënë në rrugë punëtorët dhe makinerinë e rëndë, për të mos lejuar punimet e mëtejme aty, deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje. Protesta do të mbahet pikërisht në vendin ku “Bechtel Enka”, ka mbyllur rrugën tonë, mes fshatrave Smallushë e Dobratin të komunës së Lipjanit”, thuhet në njoftim.