Sot pritet të përfundojë numërimi i votave me kusht

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor në Kosovë, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit pritet të publikohen së shpejti.

Lajme

27/06/2017 12:10

Në një prononcim për Klan Kosova ai tha se pritet që gjatë ditës së sotme të përfundojë dhe i gjithë procesi i numërimit të votave me kusht, derisa raportohet se deri tani kanë përfunduar numërimin për 17 komuna të Kosovës.